Please enter at least 3 characters.

Rrihen mes vete katër persona në Viti

2018/08/850x636-unnamed-31500623694.jpg

Katër persona janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes veti pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në fshatin Vërban, në Viti.

Sipas raportit policor, si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore - e atyre u është ofruar edhe tretmani mjekësor.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/