Please enter at least 3 characters.

Rrezikoi jetën nëpër trafik të ngjeshur që të shpëtojë një qen të vogël (Video)

2017/06/Rrezikoi-jetën-nëpër-trafik-të-ngjeshur-që-të-shpëtoi-një-qen-të-vogël-foto.jpg
48:"© YouTube/ Mexico Real Studio - Noticias Mexico

Çiklisti i paemëruar është vënë në shpëtim të një qeni të vogël, që vraponte nëpër një rrugë të kryeqytetit të Meksikës.

Ai gati u shtyp nga autobusi dhe disa vetura, teksa po e ndiqte kafshën që ikte, derisa ende e kishte rripin e lidhur për qafe, transmeton Telegrafi.

Pas shumë përpjekjeve, më në fund qenin e kapë një punonjës që ishte duke qëndruar në skaj të rrugës, për t’ia dhënë burrit që rrezikoi jetën për të.

Mësohet se kafsha e ikur, është ribashkuar me pronarin. /Telegrafi/