Please enter at least 3 characters.

Rrëmbehet vajza e bosit bullgar të kokainës

2016/01/f.0305213816726_m.jpg

Vajza, e cila po udhëtonte për në shkollë me makinën e të atit, është marrë me forcë nga tre persona të armatosur, të cilët kanë qëlluar shoferin.

Evelin Banev u dënua në shkurt me 7 vjet e gjysmë burg për pastrim parash. Ai dyshohet se ka ngritur një organizatë kriminale për trafikun e kokainës në Evropë.

Në Itali emri i tij është përfolur për lidhje me Ndrangetën kalabreze, kryesisht me filialin e saj të instaluar në rajonin e Piemontes, në veri të vendit. /Telegrafi/