Please enter at least 3 characters.

Rrahje për linja të autobusëve

2016/01/rrahje-p-euml-r-borxh-n-euml-prishtin-euml-video_hd.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në kryeqytet katër të dyshuar pasi ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjat e autobusëve.

Si pasojë e rrahjes, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e vet të përditshëm Policia njofton se gjatë arrestimit njëri prej të dyshuarve ka kanosur dhe i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Incidenti, sipas Policisë, ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve, rreth orës 10:00.