Ronaldo shënon në miqësoren e skuadrave të Juventusit
12/08/2018
Cristiano Ronaldo ka debutuar me gol në fanellën e Juventusit.
Portugezi nuk i janë dashur më shumë se tetë minuta për të shënuar golin e parë me fanellën e Zonjë së Vjetër.
Goli i CR7 erdhi në miqësoren ndaj skuadrës Juventus B.
Ronaldo shënoi me qetësi pas asistimit të bukur nga Federico Bernardeschi.
Debutimi i 33-vjeçarit në Serie A pritet të bëhet në ndeshjen e parë sezonale, atë ndaj Chievos. /Telegrafi/


