Please enter at least 3 characters.

Ronaldo i ngazëllyer me titullin e kampionit

2016/01/f.0503111444356_m.jpg

“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Ky është titulli im i parë në Spanjë dhe jam i ngazëllyer. Ne e kemi arritur objektivin tonë dhe të gjithë jemi të ngazëllyer që e kemi fituar La Ligën”.

“Ne të gjithë kemi një kënaqësi të madhe që kemi arritur objektivin tonë pasi kemi luftuar për dhjetë muaj. Liga është edhe më e vështirë kur ju luftoni për të me një skuadër si Barcelona, por ndjeni kënaqësi kur mposhti një prej skuadrave më të mira. Ne ishim ë të mirë se ata”.

“Titulli i ligës është ai të cilin e doja më së shumti. Kam dy çmime të Këpucës së Artë në shtëpi. Do të ishte mirë të fitoj edhe një tjetër, por nuk më vjen keq nëse nuk e arrij”, ka thënë portugezi. /Telegrafi/