Please enter at least 3 characters.

Roma i kthehet fitores, triumfon ndaj Sampdorias në Serie A

2018/11/Juan-Jesus-e1541952003767.jpg
274:"ROME, ITALY - NOVEMBER 11: Stefan El Shaarawy with his teammates of AS Roma celebrates after scoring the team's third goal during the Serie A match between AS Roma and UC Sampdoria at Stadio Olimpico on November 11, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas dy barazimeve ka ardhur edhe fitorja në Serie A për Romën.

Skuadra e Eusebio Di Francescos ishte dukshëm me e mirë dhe fitorja 4-1 erdhi lehtësisht në Olimpico ndaj Sampdorias.

Golin e parë e shënoi Juan Jesus në minutën e 19-të, ndërsa përveç rastit të Justin Kluivert (36') nuk kishte raste tjera serioze për gol.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë shënoi edhe Patrik Schick (59'), ndërsa ishte Stephan El Shaarawy që shënoi golin e qetësisë në minutën e 72-të.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Gregoire Defrel në minutën e 89-të. Sa për statistika në minutat shesë shënoi edhe një herë El Shaarawy.

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Roma ngjitet në vendin e gjashtë me 19 pikë, kurse Sampdoria vazhdon në vendin e 12-të me 15 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit romak është kundër Udineses, ndërsa Samp luan ndaj rivalit lokal, Genoa. /Telegrafi/