Please enter at least 3 characters.

Roma dhe Fiorentina ndajnë pikët

2019/04/romafiorentina-1.jpg
241:"ROME, ITALY - APRIL 03: Mauro German Pezzella (R) of ACF Fiorentina scores the opening goal during the Serie A match between AS Roma and ACF Fiorentina at Stadio Olimpico on April 3, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Me rezultat 2-2 ka përfunduar ndeshja ndërmjet Romës dhe Fiorentinas në Stadio Olimpico, e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A.

Mysafirët shënuan të parët përmes German Pezzella (12'), mirëpo menjëherë pas (14'), Nicolo Zaniolo e barazoi rezultatin.

Gerson e riktheu avantazhin e Violas në pjesën e dytë (51'), megjithatë Giallorossët barazuan përsëri me golin e Diego Perottit (57').

Nicolo' Zaniolonë ndeshjen ndaj Genoas (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Në minutat e mbetura nuk pati gola, ashtu që të dyja skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

Roma është në vend të shtatë në tabelë me katër pikë prapa Milanin që mban vendin e katërt (që çon në Ligën e Kampionëve). Fiorentina ndodhet në mes të tabelës dhe nuk ka ndonjë objektiv.

Në xhiron e ardhshme, kryeqytetasit luajnë kundër Sampdorias, kurse Viola është nikoqir i Frosinones. /Telegrafi/