Robertson: Millosheviq ka dashur ta bëjë Kosovën një etnike, por NATO s’ka lejuar
20/01/2016
Në këtë vizitë Robertson është shprehur se minoritetet janë të rëndësishme në një Kosovë demokratike, ndërsa shtoi se është i interesuar ta shoh nga afër çfarë është duke u punuar me minoritetet.
Robertson tha Sllobodan Millosheviq ka dashur ta bëjë Kosovën monoetnike, por që NATO dhe bashkësia ndërkombëtare në vitin 1999 nuk e ka lejuar një gjë të tillë.
Robertson tha në Fushë Kosovë se ky komunitet është dëshmi që Kosova është multientike.
Elizabeta Gowing, themeluesja e qendrës “The Ideal Partnership” e ftoi Robertsonin që të shoh Kosovën multientike, duke iu drejtuar fëmijëve në çerdhe.


