Roberts ‘ёndёrron’ tё organizojё darkё pёr çiftin Obama
18/02/2009
E pyetur nё njё intervistё pёr magazinёn Allure, se cila do tё ishte darka festive e ëndrrave, fituesja e çmimit Oskar ka thёnё se Barack Obama, gruaja e tij Michelle dhe fёmijёt e tyre do tё ishin nё krye tё listës sё tё ftuarve.
“Do tё filloja me çiftin Obama. Vajzat e tyre do tё mund tё luajnë me fёmijёt e mi”, ka thёnё Roberts.
Roberts po ashtu ka thёnё se do t’i ftonte edhe miqtë e saj, Oprah Winfrey dhe George Clooney, komikët Tina Fey, Tom Hanks dhe Rita Wilson si dhe regjisorin e filmit ”Closer”, Mike Nichols.


