Please enter at least 3 characters.

Rita Ora pjesë e fushatës kundër ngacmimeve seksuale

2018/11/Rita-Ora-a.jpg
190:"SANTA MONICA, CA - NOVEMBER 11: Rita Ora attends the People's Choice Awards 2018 at Barker Hangar on November 11, 2018 in Santa Monica, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images)
12:"Getty Images

Rita Ora kohët e fundit ka qenë e angazhuar në shumë ngjarje të mëdha të muzikës dhe modës.

Bukuroshja shqiptare duket se nuk po ka kohë të ndajë për vete, sa që ditë më parë tha se nuk ka lidhje sentimentale.

Biondina jonë shpeshherë bëhet pjesë e fushatave të ndryshme sensibilizuese si dhe në përkrahje të iniciativave kundër fenomeneve negative.

Ajo së fundi është bërë pjesë e kampanjës kundër ngacmimeve seksuale përmes rrjeteve sociale teksa ka publikuar edhe një video mesazh në llogarinë personale në Instagram.

"Kjo shkon për 48 milionë femrat dhe meshkujt që jetët e tyre janë afektuar nga ngacmimet online", ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale, Rita.

Ndryshe, duke qenë super aktive dhe shumë e angazhuar, ajo është ngacmuar nga gazetari i British Vogue me një pyetje pikante rreth jetës së saj seksuale.

“Jo, jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të fle gjumë. Ju betohem në Zot. Edhe kur dal për darkë në një takim me një djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle gjumë”, është shprehur 27-vjeçarja. /Telegrafi/