Please enter at least 3 characters.

Rita Ora kaloi kohë me familjen e saj në Ferizaj

2019/04/Rita3-e1554833125284.jpg

Këngëtarja e famshme Rita Ora, është duke qëndruar këto ditë në Kosovë.

Ajo bashkë me familjen e saj gjatë ditës së martë kanë shijuar një pasdite të këndshme së bashku.

E shoqëruar nga e ëma, motra dhe familjarët e saj këtu, Rita e kaloi pasditen në një nga restorantet e Ferizajit.

Një fotografi e shkrepur nga vet resorit, ka shfaqur momentet kur artistja bionde shoqërohet nga truprojet e saj vazhdimisht.

Përndryshe, gjatës ditës, Rita ka realizuar edhe aktivitete të shumta bamirësie, e shoqëruar nga përfaqësues të UNICEF-it dhe nëna e saj, Vera Ora.

Ora do të qëndrojë në Kosovës deri më 11 prill. /Telegrafi/