Please enter at least 3 characters.

Rita Ora harxhon 10 mijë funte në pije

2016/01/f.0824142044901_m.jpg

Këngëtarja ka festuar javën e tretë radhazi si e para në top listën britanike me singlin “Party (How we do)”, duke pirë kokteje të shtrenjta me një shyok në klubin e natës Mahiki në Londër.

21-vjeçarja ishte shoqëruar nga shoku Harley Alexander-Sule nga grupi Rizzle Kicks në bar-klubin ku kanë porositur shampanjë dhe kokteje të një mijë eurove.

“Rita kalonte kohë të shkëlqyeshme me mikun e saj nga Rizzle Kicks. Ajo kishte tavolinën më të madhe në shtëpi dhe e mbushi atë me shishe të mëdha të Ciroc Vodka”.

“Rita po ashtu porositi disa kokteje jo të popullarizuara, Mahiki Treasure Chest, që kushtojnë 1,000 euro një. Kur u bë mesi i natës, menaxherët u desh të kërkojnë sigurim shtesë rreth tavolinës së saj, pasi ajo joshte shumë vëmendje nga tifozët meshkuj të tej-eksituar”, ka thënë burimi për Daily Star. /Telegrafi/