Rita Ora duket e lumtur rrugëve të Londrës, ndërsa shfaq linjat trupore pas ushtrimeve në palestër
Rita Ora dukej në formë të shkëlqyer të enjten teksa shfaqi barkun e saj të tonifikuar pas një seance stërvitore në Londër.
Këngëtarja, 32 vjeçe, u shfaq në sytjena sportive të zeza dhe pantallona të shkurtra të ngjashme, duke bashkuar veshjen me një palë atlete të markës ‘New Balance’.
Biondja shihej e buzëqeshur ndërkohë që shijonte rrugës një çaj në shëtitjen me një mike.
Krijuesja e hitit “Anywhere” kishte kapur flokët e saj kaçurrele dhe gjithashtu kishte vënë një palë syze dielli.
Kjo vjen një ditë para publikimit të albumit të saj të ri “You & I” që do të jetë i disponueshëm nga 14 korriku.
Për albumin e tretë, artistja nga Kosova ka dhënë një intervistë duke zbuluar disa detaje të reja.
Ajo tha se albumi është shumë personal, i dedikohet dashurisë dhe jo vetëm.


