Please enter at least 3 characters.

Rita ia bën me ‘sy’ Robit

2016/01/f.1208100215413_m.jpg

The Sun ka publikuar një foto të këngëtares tonë, e cila shfaqet duke bërë me sy, në veshje tipike dimërore, pasi që dihet se edhe në Britani moti është bërë i ftohtë. Xhaketa e saj dimërore është e hapur deri në gjoks, duke ndezur kështu meshkujt e shumtë që e ëndërrojnë.

Tabloidi shkruan se Rita ka përjetuar një javë mjaft stresuese me ngjarje të shumta, pasi pos që ishte ndarë nga Rob Kardashian, ishte ky i fundit ai që e ofendoi, por Rita bëri mirë sipas The Sun që nuk ia ktheu, pasi kështu e tregoi veten dhe nivelin e saj prej personaliteti të lartë.

Rita Ora do të performojë në mbrëmje në O2 Arena në Londër, në një koncert ku do të marrin pjesë edhe Bruno Mars, One Direction, Pink dhe Cheryl Cole. /Telegrafi/