Please enter at least 3 characters.

Rikthehet ora dimërore, akrepat e orës një orë prapa

2016/01/rikthehet-ora-dim-euml-rore-akrepat-e-or-euml-s-nj-euml-or-euml-prapa_hd.jpg

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në të dielën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin maksimal të energjisë diellore.

Zhvendosja me 60 minuta para ose pas e akrepave nisi të bëhej thuajse i njëtrajtshëm në Europë nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosen të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Megjithatë mbi efikasitetin e këtij ndryshimi së fundmi ka shumë debat. Në disa vende ndryshimi i orës nuk zbatohet, ndërkohë që Rusia po shqyrton mundësinë që të mos e ndryshojë më orën zyrtare. Përveç kësaj nga disa studime sociologe, ndryshimi i orës shoqërohet me ankth dhe rritje stresi. /Telegrafi/