Rikthehen Da Ligs
07/01/2009
Anëtarët e këtij grupi Thug-Pizzel dhe White O.G. kësaj radhe kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me R&B artistin Don Arbas.
Muzika dhe teksti i këngës janë krijuar nga vet anëtarët e grupit dhe tashmë ka filluar edhe puna për vizuelizimin e kësaj kënge. Video-klipi do të realizohet nga një produksion vendor në regji të Atdhe Muriqit, anëtar i grupit.
Për emisionin “Express Live” Da Ligs ka deklaruar se mungesa katër vjeçare ka ardhur si rezultat i kërkimit të një singëlli të qëlluar i cili me t’u publikuar do të pëlqehet nga publiku.
“Ishte e vështirë që pas një hiti si ‘Kasetofoni jem’ të krijojmë diçka po aq të mirë për adhuruesit tanë”, kanë përfunduar anëtarët e grupit. /ktv/


