Please enter at least 3 characters.

Rihapet për vizitorët Tuma Ilire në Korçë

2016/01/f.0530181122731_m.jpg

Ajo u mbyll nga dega e tatim-taksave në muajin qershor të vitit 2010, por tashmë, kushtet administrative që lidhen me mungesën e dokumentacionit të saj, janë plotësuar.

"Tuma e Kamenicës është një nga tumat dhe monumentet e kulturës më atraktive të qarkut të Korçës. Përsa i përket numrit të turistëve, relativisht është një numër i kënaqshëm, ku marrin pjesë turistë nga Evropa, kryesisht nga Gjermania, të cilët janë kryesisht arkeologë. Kemi edhe dyndje të nxënësve të shkollës", deklaron specialisti i Monumenteve të Kulturës, Lorenc Cenolli.

Në këtë muze është e prezantuar struktura unikale me karakter funeral në prehistorinë e Shqipërisë. Objekti më i veçantë është ai i një gruaje të re, e cila ka vdekur së bashku me foshnjen e saj në bark. Tuma ilire, në Kamenicë të Korcës, është i vetmi muze natyror me vendvarrimet prehistorike në Ballkan të cilat i përkasin epokës së hekurit dhe të bronxit. Këto vendvarrime datojnë në shek. VI dhe të XII të erës sonë dhe, sipas specialistëve, aty janë zbuluar 430 varre ilire që i përkasin vetëm shek XII të erës sonë. Duke iu referuar studimeve të kryera, mendohet se bëhet fjalë për një vdekje masive të këtyre banorëve në këtë periudhë, si pasojë e sëmundjes së malaries, raportoi BW./Telegrafi/