Rihanna i bashkohet Ritës te Roc Nation?
Këngëtarja e hitit “Diamonds”, e cila tashmë është duke u menaxhuar nga kompania incizuese e Jay Z, raportohet se ka nënshkruar marrëveshje edhe për të publikuar nën emrin e kësaj kompanie dhe se profili i saj në faqen e Roc Nation është përmirësuar.
Rihanna nënshkroi kontratë me Def Jam në vitin 2005, kur ishte 17 vjeçe, dhe më herët tha se presidenti i dikurshëm i kësaj kompanie, Jay Z, nuk e lejoi atë të dalë nga zyra pa e nënshkruar kontratën.
Që atëherë ajo ka lansuar të gjitha albumet e saj me këtë kompani, përfshirë edhe albumin e vitit 2011, “Unapologetic”, edhe pse Jay Z u largua nga detyra e tij për të krijuar kompaninë e vet në vitin 2009.
Rihanna tashmë shumë kohë është ndarë me ish-menaxherin e saj Marc Jordan dhe nënshkroi me ekipin menaxhues të Roc Nation në vitin 2010, ndërsa tash duket se do t’i bashkohet edhe labelit.
Ajo u bashkohet yjeve tjera të muzikës si Rita Ora dhe i dashuri i saj DJ Calvin Harris, pastaj DJ Mustard, J. Cole, Jay Electronica, dhe vetë Jay Z, të cilët publikojnë muzikë nën markën e Roc Nation. /Telegrafi/


