Rihanna e ngazëllyer me idenë e një dueti me Boyle
Krijuesja e hitit “I Dreamed a Dream” ka zbuluar muajin e kaluar se është një fanse e madhe e krijueses së hitit “Umbrella” dhe dëshiron ta testojë talentin e saj për të kënduar R&B me Rihannan.
“Ka disa lloje të caktuara të muzikës në të cilat je e mirë dhe lloje të caktuara në të cilat nuk je e mirë. Mendoj, a do të isha e mirë në R&B? Mendoj se kurrë nuk i dihet. Ndoshta unë dhe Rihanna mund të bëjmë diçka së bashku”, kishte thënë Boyle.
Rihanna ka qenë e ngazëllyer që Boyle dëshiron të bashkëpunojë me të dhe ka thënë se është e hapur për një seancë incizimi.
“Ngadalë! Mund të jem ca vonë, por vetëm sa dëgjova se SuBo dëshiron të bashkëpunojë me mua??!? Jam në lojë, nuk ka diçka më cool se kjo”, ka shkruar Rihanna në faqen e saj të Twitter. /Telegrafi/


