Please enter at least 3 characters.

Rihanna e ka “seriozisht” me Ashton Kutcher

2016/01/f.0326131936111_m.jpg

Këngëtarja, e cila besohet se po shijon një romancë me Ashton për tashmë tetë javë, raportohet se i ka kërkuar atij t’i bashkohet asaj në paraqitjet që do t’i bëjë në festivalin Wireless në Hyde Park dhe në Hackney në qershor dhe korrik.

Njëzetekatërvjeçarja thuhet se është serioze në lidhjen e saj me 34-vjeçarin, i cili u nda nga gruaja Demi Moore në nëntorin e kaluar, dhe e ka marrë në një takim edhe vëllain e saj Rorrey në New York.

“Rihanna dhe Rorrey, i cili lëshon muzikë nën emrin GQ, janë të afërt, andaj takimi i tij me të është një gjë e madhe. Rihanna mendon se gjërat në mes tyre janë serioze”, ka thënë burimi për të përditshmen britanike The Sun. /Telegrafi/