Rihanna anulon koncertin në Malajzi
10/02/2009
Të dielën është njoftuar se Brown ka përdorur dhunë kundrejt këngëtares së muzikës R&B, e cila ishte dërguar në qendrën mjekësore Cedars-Sinai të Los Angelesit për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor. Ndërkohë që Brown është arrestuar për aktin e tij të dhunshëm.
Si pasojë e kësaj përleshjeje, Rihanna mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy të dielën mbrëma, ndërsa tani përfaqësuesit e këngëtares kanë njoftuar se koncerti i caktuar për 13 shkurt në Malajzi është shtyrë për një datë tjetër.


