Please enter at least 3 characters.

Rezulton negativ personi i dyshuar me COVID-19 nga qyteti i Pejës

2020/04/Koronavirusi-Covid19-klinika-infektive-foto-Ridvan-Slivova-24.jpg

Një lajm të mirë për qytetarët e Pejës e ka dhënë sot drejtori komunal i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, Petrit Loci.

Sipas Locit, personi me simptoma të pjesshme, që dje u nis nga Peja për në Klinikën Infektive të QKKUK në Prishtinë, ka rezultuar negativ në testin për COVID 19.

“Bëhet fjalë për të riun me banim në BT ‘Jarina’ e Pejës. Sapo morëm rezultatin nga IKSHPK, fatmirësisht është negativ. Na ka gëzuar. Vazhdoni të respektojmë masat dhe tja dalim”, deklaroi Loci për “Radio 1”.