Please enter at least 3 characters.

Rezultatet përfundimtare, sot mbyllet afati për ankesa në PZAP

2016/01/pzap-hedh-posht-euml-ankesat-e-vet-euml-vendosjes_2_hd.jpg

Subjektet politike dhe kandidatët të cilët janë të pakënaqur me rezultatet përfundimtare të KQZ-së kanë të drejtë të paraqesin ankesa deri në ora 10:00 të ditës së sotme.

Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.

Ndryshe, ankesat e para vetëm kanë shkuar në adresë të PZAP-së.

Partitë që kanë dorëzuar ankesa janë LDK, PDK, koalicioni Nisma-AKR-PD si dhe partitë e minoriteteve./kp/