Please enter at least 3 characters.

REX Automobile, emër suksesi i shqiptarëve nga diaspora

2016/01/f.0529092421186_m.jpg

Përvoja e gjatë dhe investimi kapital, ka bërë që kompania e krijuar me emrin REX Automobile të hyjë shpejtë ne mesin e emrave më të besueshëm te përdoruesit e automobilave në Kosovë. Falë përkushtimit të tyre, personelit profesional i cili përbëhet nga pesëmbëdhjetë persona, dhe besnikërisë ndaj klientelës, REX Automobile është shndërruar ne pikë referuese për çdo preferencë apo problem me të cilin përballen automobilat.

Madje si pjesë të veqantë të saj që REX Automobile ka arritur të fitoj është diaspora, e cila përbën 30 për qind të klientelës.

Diaspora vazhdon që automjetet t’i riparojnë tek ta, duke pasur parasysh se në çmime janë deri në 60 për qind më të ulët se ne Evropë, por me kualitet të njëjtë.

Diferenca në çmime arsyetohet me nivelin e ulët të pagave në Kosovë, për deri sa kualiteti vazhdon të mbetet konkurrues me Evropën.

Shpresat e qytetarëve të Kosovës janë të mëdha, duke shpresuar që edhe kompani tjera do ta ndjekin rrugën e REX Automobile dhe të investojnë në Kosovë. /Telegrafi/