Please enter at least 3 characters.

REVOLUCIONI I MËRZITSHËM

2022/05/Carl-Solomon-2-e1653321608106.jpg

Poezi nga: Carl SolomonPërktheu: Fadil Bajraj

Njerëzit ruajnë rehatinë dhe mbajnë kokteje
Ose mbrëmje vallëzimi.
Por vazhdimisht flasin për revolucionin.
Si ndodh?
Pse magjepsen me këtë aq të guximshme e të marrë?
Revolucion gazetash, revolucion seksual,
revolucion mode, revolucion zezakësh.
Definitivisht është fjala më e dashur në botë, për
t’iu referuar asaj kur të tjerët e evokojnë pa përgjigje.
Të kall datën, të ftoh, e bën ndonjë të ndiejë veten
të rrezikshëm, pavarësisht sa i butë duket – dhe është
Dhe gjithmonë e njëjta gjë: asgjë s’ndodh, përveç që
traktatet, sulmet me breshëri dhe librat e xhepit
grumbullohen në qoshe.