Please enter at least 3 characters.

Rëndohet situata e përmbytjeve në Shkodër

2016/01/f.1201101216327_m.jpg

Reshje të shumta shiu kanë vazhduar gjatë gjithë natës. Tashmë, komuna Dajç, Velipojë dhe Obot, janë plotësisht të izoluara ndërsa banorëve i vihet në ndihmë me anë të barkave, njofton Gazeta Start.

Situatë e rënduar është edhe lagjen “Livadhe” në Shkodër, ku pesë familje janë evakuuar gjatë natës. Fryrja e liqenit ka bërë që zonat periferike të përmbyten së tepërmi, duke rritur nivelin e ujit deri në 50 cm në shëtitore. /Telegrafi/