Please enter at least 3 characters.

Rekordet e Adele barten në Amerikë

2016/01/Adele-fk1.jpg

Albumi i ri i këngëtares britanike Adele, “25”, është shitur në 3.38 milionë kopje në javën e parë pas debutimit duke u bërë albumi më i suksesshëm debutues në Amerikë.

Ky është albumi i parë që ka kaluar shifrën prej tre milionë kopjesh të shitura në javën e parë të daljes në treg dhe i dyti që ka kaluar shifrën prej dy milionëve, pas “No Strings Atached” të NSYNC, transmeton koha.net.

Sipas matësit elektronik të shitjeve të albumeve “Nielsen”, gjatë dy dekadave të fundit vetëm 20 albume kanë kaluar shifrën prej një milion shitjeve në një javë.

Whitney Houston ishte ylli i parë që ka kaluar shifrën prej një milion shitjeve me albumin “I Will Always Love You”.