Reja hedh në fushë yjet, Shqipëria kërkon fitore ndaj Andorrës - formacionet zyrtare
25/03/2021
Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj me Andorrën në udhëtim në ndeshjen e parë për kualifikimet e botërorit të vitit 2022.
Kuqezinjtë janë favorit të mëdhenj për ta fituar këtë sfidë, derisa duan tri pikët për një nisje të mbarë.
Ndërkohë Andorra që shihet si ekipi më i dobët i Grupit ka për synim të shkaktojë befasi.
Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.
Tekniku i Shqipërisë, Edy Reja ka vendosur Etrit Berishën në portë, derisa Gjimshiti, Kumbulla e Ismajli janë në mbrojtje.
Formacionet zyrtare:Andorra: Gomes; Chus Rubio, Llovera, Vales, San Nicolás; Alex Martínez, Rebés, Vieira, Cervós: Alaez, Fernández


