Please enter at least 3 characters.

Reina ia mbyll dyert Chelseat: Dua të luaj të paktën 150 ndeshje me Milanin

2018/07/Pepe-Reina-1.jpg
243:"CARSON, CA - JULY 25: Pepe Reina #25 of A.C. Milan reacts during penalty kicks against Manchester United during the International Champions Cup 2018 at StubHub Center on July 25, 2018 in Carson, California. (Photo by John McCoy/Getty Images)
12:"Getty Images

Pepe Reina ka thënë se dëshiron të luajë të paktën 150 ndeshje për Milanin, duke ia mbyllur dyert thashethemeve që e lidhin atë me Chelsean.

Portieri spanjoll u bashkua me Rossonerët këtë verë, si një agjent i lirë, pasi që kontrata e tij në Napoli mbaroi në muajin qershor.

Megjithatë, pasiguria për të ardhmen e Gianluigi Donnarummas në San Siro ka hedhur dyshime mbi pozicionin e Reinas në klub.

Gjatë ditëve të fundit pati shumë spekulime se spanjolli do të kërkojë të largohet nëse Donnarumma mbetet si numër një.

Reina debutoi me Milanin në ndeshjen miqësore ndaj Man Unitedit (Getty Images)

Por, këto thashetheme dhe lidhjeve me Chelsean i ka dhënë fund Reina, i cili ka thënë se është me fat që luan me Milanin dhe dëshiron t'i bëjë të paktën 150 ndeshje me këtë fanellë.

"Kam qenë me fat që të luaj për ekipe të mëdha në karrierën time dhe Milani është padyshim një nga më të rëndësishmit", ka thënë fillimisht Reina.

"Jam i lumtur dhe i nderuar që kam veshur këtë fanellë dhe kam luajtur në ndeshjen time të parë".

"Dua të luaj të paktën 150 ndeshje në këtë fanellë", përfundoi portieri spanjoll. /Telegrafi/