Regjistroi fitoren e 400-të me Realin, Ramos: Detajet e vogla individuale më bëjnë krenar
285:"SEVILLE, SPAIN - SEPTEMBER 22: Sergio Ramos of Real Madrid CF duels for the ball with Luuk de Jong of Sevilla FC during the Liga match between Sevilla FC and Real Madrid CF at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on September 22, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
Sergio Ramos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
23/09/2019
Sergio Ramos ka folur pas ndeshjes kundër Sevillas që ishte shumë e rëndësishme për Real Madridin, por edhe për të individualisht.
Me golin e Karim Benzemas, Los Blancos morën një fitore të madhe, në përpjekje për të dalë nga periudha e vështirë që po e kalojnë.
Në ndërkohë, triumfi ndaj ish-skuadrës së tij shënon edhe fitoren e 400-të me Realin për qendërmbrojtësin spanjoll.
"Është një statistikë, por detajet e vogla individuale më bëjnë krenar. Kush do të thoshte diçka të këtillë kur isha fëmijë. Unë mund të vazhdoj të fitoj akoma më shumë", ka deklaruar kapiteni për Movistar.
Kjo ishte fitorja e tretë e Mbretërve pas pesë ndeshjesh (kanë regjistruar edhe dy barazime) dhe ndajnë vendin e parë me Athletic Bilbaon me nga 11 pikë. /Telegrafi/


