Please enter at least 3 characters.

Refuzon Interin, Dybala preferon transferimin te United

2019/03/Dybala-Juve-10.jpg
197:"TURIN, ITALY - DECEMBER 22: Paulo Dybala of Juventus in action during the Serie A match between Juventus and AS Roma on December 22, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Kur në verën e vitit 2015 Juventusi e solli Paulo Dybalan për rreth 40 milionë euro nga Palermo, tifozët e Zonës së Vjetër ishin shumë të lumtur.

Katër vjet më vonë, argjentinasi si kur më parë pranë largimit nga kampioni italian pasi që kohët e fundit ka rënie në performancë dhe është fjalosur me trajnerin, Massimilliano Allegri.

Sipas gazetarit të njohur italian, Tancredi Palmeri, Interi ka kontaktuar Juventusin për Dybalan. bardhezinjtë janë të gatshëm të shesin sulmuesin tek rivalët e mëdhenj, por gjërat nuk janë edhe aq të lehta.

Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Reprezentuesi i Argjentinës nuk dëshiron të qëndrojë më në Serie A dhe është gati të transferohet në Ligën Premier.

Ekipi i ri i lojtarit do të jetë Manchester United gjersa italianët kanë zbardhur edhe çmimin prej 100 milionë eurove dhe sipas Palmerit, United është i gatshëm të ndajë këtë shumë të parave.

Ndryshe, sulmuesit ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2020, por mund të ndryshojë adresën pas afatit kalimtar të verës. /Telegrafi/