Please enter at least 3 characters.

Refuzohen këngët e Winehouse

2016/01/f.0323100418539_m.jpg

Këngëtarja e hitit “Rehab” ka incizuar disa këngë demo për albumin e saj të tretë gjatë qëndrimit tremujor në Karaibe, mirëpo sipas “Daily Mirror”, puna e saj nuk iu ka lënë përshtypje bosëve pranë shtëpisë diskografike Island Records.

“Gjatë qëndrimit në St Lucia (Karaibe), Amy ka qenë shumë produktive, ajo ka shkruar shumë këngë, mirëpo shumica e tyre nuk ‘godasin në shënjestër’, sepse janë të ndikuara shumë nga muzika ‘reggae’. Producentët e saj nuk mendojnë se do të ishte veprim i mençur që ta ndërronte stilin kaq menjëherë”, ka thënë një burim për “Daily Mirror”.