Please enter at least 3 characters.

Reali përgatit ofertën për Dybalan, është edhe City

2019/01/Paulo-Dybala-e1548263454375.jpg
213:"TURIN, ITALY - JANUARY 21: Paulo Dybala of Juventus in action during the Serie A match between Juventus and Chievo at Allianz Stadium on January 21, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi është duke u përpjekur të nënshkruajë me një lojtar që do t'i ndihmonte skuadrës shumë në fazën sulmuese.

Sipas The Sun, një nga idetë e Los Blanco është Paulo Dybala i Juventusit, për të cilin klubi spanjoll tashmë ka përgatitur një ofertë.

Besohet se oferta për argjentinasin është 105 milionë euro, por që mund të rritet pasi për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Manchester City.

(Foto: Getty Images/Guliver)

'La Joya' pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, spanjolli e kishte kërkuar yllin e Zonjës së Vjetër edhe sa ishte pjesë e Bayern Munichut.

Në 1380 minuta lojë (16 ndeshje si titullar, dy si zëvendësues) Dybala ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar katër asistime këtë sezon.

Këto shifra jo edhe aq të mira kanë bërë që ai mos të ketë besimin maksimal të trajnerit Massimiliano Allegri.

25-vjeçari për Juven në katër sezone ka shënuar 75 gola në 165 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/