Please enter at least 3 characters.

Reali konfirmon lëndimin e Benzemas

2019/01/Karim-Benzema-1.jpg
263:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 13: Karim Benzema of Real Madrid CF leaves the pitch injured during the La Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on January 13, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka konfirmuar se Karim Benzema ka pësuar një frakturë në gishtin e dorës së djathtë.

Francezi u lëndua në ndeshjen kundër Real Betisit dhe kështu u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë, ku në vend të tij u fut në lojë  Cristo Ramon Gonzaález Perez.

"Pas testeve të kryera në lojtarin tonë Karim Benzema nga stafi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me frakturë në gishtin e pestë të dorës së djathtë", shkruan Real Madridi në njoftim.

(Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

"Situata e lojtarit do të vazhdojë të monitorohet", ka vazhduar Reali, duke mos treguar se sa do të mungojë 31-vjeçari.

Kështu Benzmea i shtohet listës së lojtarëve të lënduar së bashku me Thibaut Courtois, Gareth Bale, Marco Asensio, Marcos Llorente dhe Toni Kroosin.

Aktualisht Reali renditet në vendin katër në La Liga me 33 pikë.

Këtë sezon në kampionatin elitar spanjoll sulmuesi francez ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tre asistime. /Telegrafi/