Reali i gatshëm të paguajë klauzolën e Reus
Mesfushori 25-vjeçar me siguri do të largohet nga "Signal Iduna Park" për të luajtur në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm, raporton "El Cofidencial", transmeton Telegrafi.
Gazeta spanjolle bën të ditur se në fund të vitit që shkoi, 2014, përfaqësues të klubit madrilen kishin udhëtuar në Gjermani për t'u takuar personalisht me lojtarin.
Gjatë bisedave ata i kishin premtuar sulmuesit se klubi mbretëror është i gatshëm të paguajë klauzolën e vendosur për të nga Borussia, plot 25 milionë euro.
Sipas të njëjtës gazetë, gjatë pesë sezoneve të para në Madrid, Marco Reus parashikohet të përfitoje rreth 7 milionë euro në sezon.
Viti 2014 ishte një vit për t’u harruar për përfaqësuesin e Kombëtares së Gjermanisë, pasi ai u shoqërua nga lëndime të shumta. /Telegrafi/


