Please enter at least 3 characters.

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje verbale me Rabiotin

2019/04/Rabiot-PSG-e1554371178633.jpg
286:"BELGRADE, SERBIA - DECEMBER 11: Adrien Rabiot (L) of Paris Saint-Germain in action during the UEFA Champions League Group C match between Red Star Belgrade and Paris Saint-Germain at Rajko Mitic Stadium on December 11, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madrid po punon për prurje të reja për sezonin e ardhshëm dhe ata duket se kanë arritur një marrëveshje për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

24-vjeçari francezi do të bashkohet si një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me parisianët përfundon më 30 qershor të këtij vitit.

Sipas mediumit francez Canal +, në fakt, Los Blancos tashmë kanë arritur marrëveshje verbale me Rabiotit.

Francezi ka qenë i qartë se nuk dëshiron të qëndrojë në PSG dhe ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij me klubin.

Rabiot nuk po gjen qetësi te PSG (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Ai aktualisht po përballet me një veprim disiplinor nga skuadra e Ligue 1 pas shkuarjes në një klub gjatë natës kur u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Manchester Unitedi.

Rabiot ka tërhequr interesim nga disa nga skuadrat më të mëdha të Evropës dhe dukej se do të shkonte në Barcelonë, por nënshkrimi me Frenkie de Jong nga Ajax ka vënë frenat në ndonjë lëvizje të mundshme pasi Blaugranë nuk kanë nevojë më për të forcuar mesfushën. /Telegrafi/