Please enter at least 3 characters.

Real Madridi fiton me lehtësi ndaj Eibarit, vazhdon 'luftën' për titull me Barcelonën

2020/06/GettyImages-1249618557.jpg
229:"MADRID, SPAIN - JUNE 14: General view inside the stadium during the Liga match between Real Madrid CF and SD Eibar SAD at Estadio Alfredo Di Stefano on June 14, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi e ka mposhtur 3-1 Eibarin në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Pas vetëm katër minutash lojë në stadiumin “Alfredo di Stefano”, Los Blancos kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Toni Kroos.

Madrilenët vazhduan me presion të lartë ndaj mysafirëve, derisa realizuan edhe golin e dytë me anë të Sergio Ramos (30’), që u asistua nga Eden Hazard.

Real Madrid - Eibar (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Shtatë minuta më vonë, Marcelo (37’) e trefishoi epërsinë e Real Madridit, për të shkuar kështu të qetë në pushimin e pjesës së parë.

Në 45 minutëshin e dytë, vendasit kishin një tempo më të ulët të lojës, gjë që Eibari e shfrytëzoi.

Real Madrid - Eibar (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Mysafirët arritën të ngushtonin epërsinë e vendasve në 3-1 me golin e shënuar nga Pedro Bigas në minutën e 60-të, duke u asistuar nga Pablo De Blasis.

Skuadra e udhëhequr nga Zinedine Zidane kishte disa shanse të mira për gol, mirëpo nuk  arritën t’i konkretizonin ato.

Real Madrid - Eibar (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në fund, mbretërit morën tri pikë mjaftë të rëndësishme, për t’i qëndruar më afër Barcelonës në garë për titullin e ligës spanjolle.

Pas javës së 28-të, Real Madridi pozicionohet në vendin e dytë me 59 pikë, dy më pak se katalunasit që janë lider.

Në xhiron e 29-të, Los Blancos takohen me Valencian, një ndeshje mjaftë e vështirë në letër. /Telegrafi/