Reagon Ismaili, tregon përse nuk u zgjodh në kryesinë e PSD-së
Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate (PSD), të enjten ka zgjedhur kryesinë e re.
Nënkryetarë janë zgjedhur Dukagjin Gorani dhe Qëndron Kastrati.
Por në kryesi nuk kanë hyrë disa figura kryesore të partisë si Faton Topalli, Shqipe Pantina si dhe Fisnik Ismaili.
Ky i fundit, përmes një shkrimi në “Facebook” ka sqaruar se pse nuk ka dashur të jetë pjesë e kësaj liste.
“O, s’kam dashtë me qenë në Kryesi, breh. Edhe e ceka dje në mledhje se s’po due. Edhe s’kam qenë as në Lëvizje, pikërisht se mendoj edhe besoj që angazhimi im në prapavijë është edhe më i dobishëm, edhe më i frytshëm. Kjo, besoj, që për të 70-tën herë e konfirmon se veprimet e mia politike asnjëherë nuk janë ba për funksion”, ka thënë ai në një reagim.
Ndryshe, Ismaili nuk kishte funksion as brenda Lëvizjes Vetëvendosje kur ishte pjesë e saj, në VV ai ishte vetëm anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Ndërsa, Topalli e Pantina ishin anëtar të kryesisë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Më 9 maj të këtij viti Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate ka zgjedhur me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmetin. Nënkryetar është zgjedhur Visar Ymeri, ndërsa sekretare e përgjithshme Aida Dërguti.
Dje (e enjte) në kryesinë e PSD-së janë zgjedhur edhe ish-kryetarët e partisë në të kaluarën, Bajram Kelmendi dhe Kaqusha Jashari.
Këta janë anëtarët e zgjedhur të kryesisë së PSD-së:
Anëtarët e zgjedhur të kryesisë janë:
Adonis Tahiri
Aida Dërguti
Agon Baraku
Albulena Smakaj
Alisa Hasani
Bajram Kelmendi
Belgzim Kamberi
Besa Baftiu
Dardan Molliqaj
Dardan Sejdiu
Donika Çapriqi
Driton Çaushi
Frashër Krasniqi
Gurjeta Zeka
Kaqusha Jashari
Nol Nushi
Shpend Ahmeti
Teutë Rrusta
Vala Peshku
Visar Ymeri
Zgjim Hyseni
Dy nënkryetarët e zgjedhur:
Dukagjin Gorani
Qëndron Kastrati. /Telegrafi/


