Please enter at least 3 characters.

Rasti i Icardit - presidenti i Juventusit, Agnelli telefonon Javier Zanettin

2019/02/GettyImages-1096666164.jpg
247:"PARMA, ITALY - FEBRUARY 09: Mauro Icardi of FC Internazionale looks on during the Serie A match between Parma Calcio and FC Internazionale at Stadio Ennio Tardini on February 10, 2019 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Rasti i Mauro Icardit nuk është për ta nënvlerësuar, ku aktualisht ka shumë pikëpyetje, pasi nuk dihet a është i lënduar apo pezulluar.

Në Itali janë shtuar zërat që për lojtarin ka interesim nga Juventusi, madje pretendojnë edhe për një marrëveshje mes lojtarit dhe kampionëve të Italisë.

Lojtarit iu largua shiriti i kapitenit, ndërsa ai nuk preferoi të udhëtojë në Austri për ndeshjen ndaj Austria Vienës e fituar 1-0.

Mauro Icardi . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Javier Zanetti sot ishte në një restorant të famshëm në Milano, kur mori një telefonatë që herët a vonë do të ndodhte: ishte nga Andrea Agnelli, shkruan Calcio Mercato.

Përmbajtja e bisedës mes presidentit të Juventusit dhe nënkryetarit të Interit, nuk dihet por dyshime qëndrojnë se është biseduar për Mauro Icardin.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Para disa ditësh drejtori sporti i Juventusit, FabioParatici, e kishte konfirmuar ditë më parë për BBC se kishte interesi konkret për ish-kapitenin e Interit.

Është ende herët, shumë herët për ta kuptuar se çfarë do të ndodh në fund dhe a do të ketë marrëveshje përfundimtare mes Juves dhe Interin.

Javier Zanetti . (Photo by Bruna Prado / Getty Images)

Tashmë bisedimet kanë nisur mes Zanettit dhe Agnellit. /Telegrafi/