Please enter at least 3 characters.

Ramush Haradinaj prezanton investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar disa nga investimet që ai mendon t'i realizojë në turizmin malor dhe sportet dimërore.

Haradinaj në postimin e bërë në Facebook, ka shkruar se Kosova është e bekuar nga natyra, dhe se do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.

Përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë:

1. Bjeshkët e Sharrit- Brezovicë - vlera e investimeve 400 milion euro2. Bjeshkët e Nemuna - Bogë / Rugovë - vlera e investimeve 60 milion euro.3. Bjeshkët e Nemuna - Bjeshka Belegut - vlera e investimit 20 milion euro4. Bjeshkët e Sharrit - Brod - vlera e investimeve 20 milion euro.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, ndërsa AAK ka numrin 137./Telegrafi/