Please enter at least 3 characters.

Ramsey mungon ndaj Tottenhamit

2016/01/ramsey-mungon-ndaj-tottenhamit_hd.jpg

Mesfushori kualitativ nuk do të jetë në gjendje që të luajë në derbin e shumëpritur ndaj Tottenhamit, pasi nuk ka mundur që të tejkalojë dëmtimin e marrë së fundmi.

Javën e kaluar ishte Wenger ai që tha se Ramsey do të kthehej ndaj Tottenhamit, por duket se forma fizike nuk është e kompletuar për lojtarin.

Arsenali duhet që ta mposhtë Tottenhamin për të mbetur në luftën për titull të kampionit, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/