Rami: Barazuam ndaj një kundërshtari të vështirë
09/11/2014
28-vjeçari mendon se skuadra e tij shfaqi lojë të mirë përballë një skuadre të fortë, e cila është e treta në tabelë.
“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse ata nuk kanë pësuar asnjë humbje në shtëpinë e tyre në këtë sezon të garave”.
“Ne bëmë një lojë të mirë dhe dolëm më një pikë nga kjo ndeshje e vështirë”, ka thënë Rami.
Milan pas këtij barazimi zë vendin e shtatë më 17 pikë të tubuara. /KP/Telegrafi/


