Please enter at least 3 characters.

Rafinha i bën diçka të turpshme Alabas, austriaku nuk pranon të vazhdojë stërvitjet (Video)

2016/11/527246208-e1479114286724.jpg

Bayern Munich është klubi më i madh në Gjermani dhe në stërvitjet e tyre ka një atmosferë të jashtëzakonshme.

Së fundmi është publikuar një video ku protagonist janë mbrojtësit anësorë të gjigantit gjerman.

Në një moment Alaba u afrua nga brazilianit Rafinha për t’ia marrë topin, mirëpo sigurisht që është penduar për atë.

Rafinha ia futi topin nën këmbë duke e turpëruar para shokëve të skuadrës të cilët shpërthyen në të qeshura dhe humor.

Por pas asaj, ishte austriaku që nuk pranonte të vazhdonte stërvitjet pas turpërimit.

E gjitha kjo kaloi me të qeshura të mëdha nga gjithë lojtarët e Bayernit të cilët e përgëzonin Rafinhan dhe talleshin me Alaban. /Telegrafi/