Please enter at least 3 characters.

Rafael Nadal fiton turneun Rogers Cup në Toronto

2018/08/RafaelNadal-1-e1534149679586.jpg
268:"TORONTO, ON - AUGUST 12: Rafael Nadal of Spain with the champions trophy following his win in the final match against Stefanos Tsitsipas of Greece on Day 7 of the Rogers Cup at Aviva Centre on August 12, 2018 in Toronto, Canada. (Photo by Vaughn Ridley/Getty Images)
12:"Getty Images

Tenisti numër një në botë, Rafael Nadal, e ka mposhtur Stefanos Tsitsipasin për ta fituar turneun Rogers Cup në Toronto.

Greku 20-vjeçar kishte bërë një rrugëtim fantastik në këtë turne duke i befasuar të gjithë.

Rrugës për në finale, ai kishte eliminuar tenistë, si Dominic Thiem, Novak Djokovic e Alexander Zverev.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, në finale pësoi nga tenisti spanjoll me rezultat 2-0 në sete (6-2 dhe 7-6).

Tsitsipas  fitoi zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij, mirëpo 32-vjeçari Nadal ishte në disponim për ta fituar trofeun.

Simona Halep (Foto: Getty Images)

Ndërkaq, në kategorinë e femrave, garën në Montreal e fitoi tenistja Simona Halep.

Rumunia 26-vjeçare fitoi ndaj amerikanes Sloane Stephens me rezultat 2-1 në sete (7-6, 3-6, 6-2). /Telegrafi/