Please enter at least 3 characters.

Qytetarët në rolin e zjarrfikësve në Pejë (Video)

2016/01/qytetar-euml-t-n-euml-rolin-e-zjarrfik-euml-sve-n-euml-pej-euml-video_hd.jpg

Në vend të ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët lajmëruar edhe ekipet e zjarrfikësve sado që nuk pati nevojë për ndërhyrjen e këtyre të fundit pasi që zjarri u shua pas intervenimit me kova uji nga vetë banorët e ndërtesës ku gjendet lokali.

Kur ekipet e zjarrfikësve erdhën në vend të ngjarjes, ata panë se rreziku kryesor ishte eliminuar.

Zëvendës Komandanti i ekipit të zjarrfikësve në Pejë, Kapllan Nikçi, tha për KALLXO.com se rreziku është evidentuar në vendin e ngjarjes.

“Zjarri ka ardhur nga një kabllo e internetit që ishte afër oxhakut të lokalit, mirëpo është evidentuar dhe nuk ka asgjë serioze”, tha Nikçi.