Please enter at least 3 characters.

Qindra britanikë ikin nga karantina në një vendpushim skish në Zvicër

2020/12/55763741_303.jpg

Qindra turistë të cilët supozohej të ishin në karantinë për shkak të një mutacioni të zbuluar së fundmi të coronavirusit janë zhdukur nga vendpushimi zviceran i skive në Verbier.

Ky vendpushim skish është shumë i popullarizuar në mesin e britanikëve. Disa janë shfaqur në Francë ndërkohë, i tha Jean-Marc Sandoz, një zëdhënës i komunës së Bagnes, të cilës i përket Verbir.

Autoritetet zvicerane kanë identifikuar 420 mysafirë nga Britania. të cilët ishin në karantinë para Krishtlindjeve, raporton deutschewelle.

Sandoz tha se rreth 50 prej tyre u larguan menjëherë dhe nga 370 të mbetur të dielën, kishte më pak se një duzinë në vendpushimin e skive.

"Ne e kuptojmë zemërimin e tyre," shtoi ai. Ai kritikoi ashpër futjen e nxituar dhe retroaktive të karantinës për të gjithë mysafirët që arritën nga Britania e Madhe.

Zvicra pezulloi të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut më 20 dhjetor, pasi u zbulua një variant i ri dhe shumë ngjitës i coronavirusit. /Telegrafi/