Please enter at least 3 characters.

Qeveria i dërgon në Kuvend emrat e katër kandidatëve për Guvernator të BQK-së

2017/09/Ndertesa-e-BQK-se-foto-Ridvan-Slivova-003.jpg
14:"Ridvan Slivova

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka bërë publike katër emrat të cilët i janë dërguar Kuvendit të Kosovës në garën për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

"Bazuar në Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar listën të cilën do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim: Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Besnik Bislimi, dhe Safet Merovci", thuhet në njoftim./Telegrafi/