Please enter at least 3 characters.

Qeveria greke konfirmon se nesër përsëri do të ketë bisedë telefonike në mes Zaev dhe Tsipras

2017/10/greqi-maqedoni-660x330-780x439.jpg

Kryeministri Zoran Zaev sot pati një bisedë telefonike 60 minutëshe me kryeministrin grek Alexis Tsipras, përcjell portali "Fokus".

Zaev dhe Tsipras diskutuan çështjet e mbetura dhe morën në konsideratë disa ide për zgjidhje. Është rënë dakord që në mëngjes do të ketë një bisedë tjetër telefonike tjetër.

Telefonatën ne mes Tsipras dhe Zaev e konfirmoi edhe Qeveria greke.

"Kryeministri Alexis Tsipras pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e IRJM-së, Zoran Zaev këtë pasdite në një klimë të mirë. Të dy kryeministrat ranë dakord të përfundonin bisedimet e tyre gjatë një bisede të re telefonike të martën në mëngjes, thonë nga zyra e Tsipras. /Telegrafi/