Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Maqedonisë emëron edhe një person në postin e zëdhënësit

2017/06/Qeveria-e-Maqedonisë-me-llogo-2.jpg

Qeveria në seancën e sotme të 62-të emëroi Muamet Hoxhën si zëdhënësi i dytë qeveritar.

Hoxha ka qenë njëri nga zëdhënësit edhe në qeverinë e kaluar, ndërsa më herët ka punuar edhe në disa mediume në gjuhën shqipe. Ai në qeveri vjen si kuadër i BDI-së.

Zëdhënësi i parë i qeverisë, Mile Boshnjakovski, i dëshiroi mirëseardhje dhe sukses kolegut të tij të ri.

Në seancën e sotme, qeveria shkarkoi Mite Kostadinovin nga funksioni i kryetarit të Bodrit Drejtues të ndërmarrjes "Ujësjellësi në Republikën e Maqedonisë"./Telegrafi/